E shtunë, 4 Maj, 2024
spot_img

Zendeli: Nëse opozita shqiptare ngel pa përfaqësues në KSHZ, bojkotojmë punën e Kuvendit

- Advertisement -spot_img

Pushteti aktual vazhdon të mbajë peng demokracinë e vendit. Shumica LSDM-BDI, duke shkelur të gjitha vlerat demokratike dhe europiane të vendit, dëshiron që plotësisht të mbajë në kontroll Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, përmes së cilit, tenton të falsifikojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e lënë opozitën shqiptare pa përfaqësues në këtë Komision, tha sot në një konferencë për shtyp deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

“Ky veprim, përveç se nuk është evropian dhe demokratik është veprim i njejtë si në Serbi, ku zgjedhjet e fundit janë tepër të dyshimta dhe miku i BDI-së Aleksandar Vuçiç është fitues i kontestueshëm, por edhe si në Rusi, ku Vlladimit Putin me diktaturë mban pushtetin.

Por, pasi që bllokuesi kryesor për zgjedhjen e anëtarit të opozitës në KSHZ, Talat Xhaferi, nuk është më kryetar i Kuvendit, dëshirojmë që pushtetit ti japim edhe një mundësi që të dëshmojë veten se është proevropiane siç dëshiron të shitet dhe jo pro-ruse, ashtu siç po vepron. Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të udhërojë komisioni për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, Abdush Demiri.

Me këtë veprom kryetari i ri do të dëshmojë se punon në interes të gjithë qytetarëve e jo në interes të BDI-së dhe pushteti që tenton të manipulojë zgjedhjet. Mitrevski e din se kandidati tjetër është propozuar nga parti e sapoformuar, e cila ende nuk ka dalë në zgjedhje dhe nuk ka marrë asnjë votë, madje dhe se është parti e cila është pjesë e pushtetit, pasi kuadrot e sajë janë shpërblyer me drejtori, vetëm para pak kohësh, me siguri, pasi i bënë shërbim BDI-së dhe pushtetit duke propozuar kandidat në KSHZ.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,280AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,280AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img