E shtunë, 2 Nëntor, 2024
spot_img

Vitia: Krantinimi i dy komunave në veri u bë me dijeninë tonë – kërkojmë të kihet kujdes me deklaratat për shkak të gjendjes aktuale.

- Advertisement -spot_img

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Policisë Rashit Qalajn dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin, ka njoftuar rreth gjendjes së pandemisë Covid-19, në vendin tonë.

Vitia tha se në IKSHPK, dje deri pasdite janë testuar 443 raste ku pozitivë kanë rezultuar 9.

Lidhur me karantinimin e veriut të Kosovës, Vitia ka thënë se janë në komunikim zyrtar me krerët e dy komunave atje.

“Janë marrë masat dhe sipas protokollit janë të përcaktuara nga epidemiologet. Ne duke vepruar me të njëjtin protokoll për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit. Jemi me koordinim me kryetarët e komunave të Mitrovicës dhe Zveçanit, për rastet. Jemi në dijeni për deklaratat e sotme të karakterit politik lidhur me komunat në veri. Për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë, kërkojmë të kihet kujdes me deklarata”, ka thënë Vitia.

Ai ka konfirmuar se ka qenë koordinim me komunat përkatëse, dhe vendimi për karantim është marrë Ministria e Shëndetësisë, pasi vetëm ministria vendos për këtë gjë.

“Krantinimi i 2 komunave në veri u bë me dijeninë tonë. Janë marrë masat sipas protokollit. Ne kemi vepruar nga udhëzimet që vijnë nga OBSH-ja. Shpresojmë që bashkë do t’ia dalim. Me kryetarët e komunave në Mitrovicën e Veriut e Zveçan do të koordinohemi në vazhdimësi. Jemi në dijeni për deklaratat e shumta sot, edhe të karakterit politik, por po kërkoj që sot të jemi solidarë. Pandemia është kërcënim për gjithë njerëzimin, kujdes ju lutem nga komunikatat e pasaktësuara. I ftoj qytetarët të ndjekin këshillat tona, të jenë të sigurt që zyrtarët policorë, bashkë me infermierë e mjekë po japin maksimumin. Ju lutem t’i shmangni vizitat familjare. Ruani shëndetin tuaj e të familjarëve. Mendoni dy herë para se të dilni nga banesa e shtëpia. Çdo dalje bart rrezikshmëri të lartë, ky muaj do të saktësojë gjithçka. Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, përfundoi Vitia.

IKSHPK do të vazhdojë ashtu sikur në çdo vend të Kosovës do të bëj testime edhe në veri. Janë marrë të gjitha masat në këto komuna. Do të bëjmë çmos që të izolojmë përhapjen edhe më tej.

Ministri bëri thirrje që të shmangni grumbullimet, të mos shkoni mysafirë askund dhe të mbani pastërtinë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img