E shtunë, 2 Nëntor, 2024
spot_img

Veliu: Policia e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se pas ngjarjeve të krijuar në vend që lidhen edhe me arrestimet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ngjarjeve tjera kanë rritur nivelin e gatishmërisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Policia e Kosovës ka inkorporuar në planin ekzistues të saj për rrezikshmërinë nga kërcënime të mundshme terroriste, planin ekzistues anti-COVID-19 dhe ngjarjet e situatës së krijuar ditëve të fundit. Plani operativ 2020 përfshin masat që për qëllim kanë mbrojtjen e zonave me popullsi të përzier në rast të ndonjë incidenti të mundshëm. Është hartuar edhe plani që përmban të gjitha skenarët e mundshme të rrezikimit të rendit dhe qetësisë publike”, tha Veliu.

Më 4 dhe 5 nëntor, u njoftua për konfirmimin e aktakuzave nga Dhomat e Specializuara ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte dhe që të gjithë tashmë janë dërguar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ministri Veliu, ka shtuar se Policia e Kosovës ka vendosur në dispozicion të gjitha mjetet dhe burimet për t’u përgjigjur në secilën situatë të mundshme dhe është ngritur niveli i gatishmërisë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img