Tuna promovoi albumin e ri “Fortuna” në Filharmoninë e Shkupit

Këngëtarja e mirënjohur nga Shkupi, Tuna Sejdi, mbrëmjen e 8 marsit ka promovuar albumin e saj të ri, të titulluar “Fortuna”.

Bashkëpunëtorët e këngëtares, Aida Baraku, Darko Dimitrov e Armend Regjepagiqi ishin pjesë e albumit të saj ku shënuan një rikthim të ri dhe ndryshe të këngëtares shkupjane.

Tuna zgjodhi që promovimin e albumit “Fortuna” ta bëjë me një koncert gjigant, të mbajtur në Filarmoninë e Shkupit, me të ftuar specialë.
Para mysafirëve Tuna interpretoi këngët e saj ‘live’, shoqëruar nga një orkestër gjigante, pjesë e së cilës ishte edhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha.

Në skenë gjithashtu u ngjitën kompozitori i madh, Armend Regjepagiqi, me të cilin ajo këndon një nga këngët e reja të albumit, me titull “Harrova” si dhe këngëtari i mirënjohur Yll Limani, me të cilin Tuna këndoi këngën “A don hala” nga albumi i saj i ri.