E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_img

Taksistët ankohen për konkurrencën jolojale

- Advertisement -spot_img

Në kryeqytet ka mbi 5.000 taksi makina, dhe vetëm gjysma e tyre janë të licencuara. Numri i taksistëve të regjistruar ligjërisht në Agjencinë e Punësimit është pesë herë më i ulët. Askush nuk i ndëshkon taksistët ilegal që arkëtojnë dyfishin ose trefishin e çmimit të rregullt, thonë nga Shoqata e transportuesve auto-taksi. Ata kërkojnë të shtohet kontrolli në terren dhe të respektohen rregullat ligjore. Sipas përllogaritjeve të Shoqatës, nëse zgjidhet problemi me taksistët e paligjshëm, do të ketë nga 1,500 deri në 2,000 punësime të reja, që do të thotë të ardhura vjetore në buxhet prej mbi dy milionë euro vetëm nga kontributet.



“Ne kemi taksistë të padeklaruar, ndër të cilat shumë pensionistë. Dhe në mesin e këtyre pensionistëve kemi personel ushtarak, zjarrfikës dhe më të shumtët janë policët e pensionuar, që ndalen kudo që duan, sepse kolegët e tyre nuk iu shkruajnë dënime, e pengojnë trafikun, përveç pensionit punojnë pa paguar kontributet”– tha Sasho Rajçanovski, Shoqata e transportuesve të taksive.

Nga Shoqata thonë se inspektimet në terren janë shumë të vogla. Nuk kanë parë asnjë inspektor të qytetit të ndalojë deri më tani dhe të ndëshkojë një taksist të paligjshëm. Ata thonë se ka aksion të shtuar në teren, për dhjetë ditë mund të zgjidhet problemi me taksistët e paligjshëm. Qyteti i Shkupit nuk ka përgjigje se si do të zgjidhet problemi me shoferët e taksistëve të paligjshëm. Megjithatë, thonë se katër inspektorë të trafikut kryejnë kontrolle të rregullta. Sipas të dhënave të tyre, në Shkup ekzistojnë 3.000 taksi të licencuar. Gjobat për taksistët e paligjshëm janë 500 euro dhe sekuestrimin e automjeteve që nuk kanë licencë.Gjatë vitit 2018 janë kryer 231 kontrolle mbi transportuesit, nga të cilët 116 janë në inspektim të rregullt, 38 përmes mbikëqyrjes inspektuese të kontrollit si dhe një inspektimi të jashtëzakonshëm pas një parashtrese paraprake. Si rezultat i kësaj, janë ndarë 35 vendime për sekuestrimin e përkohshëm të automjeteve”- pohoi Qyteti i Shkupit.

” Gjatë vitit 2018 janë kryer 231 kontrolle mbi transportuesit, nga të cilët 116 janë në inspektim të rregullt, 38 përmes mbikëqyrjes inspektuese të kontrollit si dhe një inspektimi të jashtëzakonshëm pas një parashtrese paraprake. Si rezultat i kësaj, janë ndarë 35 vendime për sekuestrimin e përkohshëm të automjeteve”– pohoi Qyteti i Shkupit.

Numri më i madh taksistëve të paligjshëm sipas Shoqatës ka në stacionet në Qendrën e Transportit, Qendrën Klinike dhe Bit Pazar.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img