E shtunë, 2 Nëntor, 2024
spot_img

Spasovski: Gjatë tre javëve presim mbi 2.000 të infektuar.

- Advertisement -spot_img

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se prioritet i Qeverisë është mbrojtja e qytetarëve dhe mbrojtja shëndetit publike si dhe mbrojtja e ekonomisë vendore.

“Paralajmëruan se do të hymë në fazë kur epidemia do të ndryshojë rrjedhën e saj ndërsa numri të infektuarve do të rritet” tha Spasovski.

Spasovski shtoi se nuk dihet se kur do të përfundojë kjo gjendje në të cilën ndodhemi dhe se Maqedonia hyn në fazën me sfida të mëdha dhe se kjo është fazë radikale.

“Sicili prej nesh duhet të kontribuojë në këtë gjendje kritike në të cilën hymë, që t’ia kalojmë me dëme të vogla. Kjo luftë do të zgjasë, bashkërisht mund ta luftojmë ofensivën. Nga ne varet se sa do të zgjasë dhe se me çfarë intensiteti do ta luftojmë coronavirusin”, tha Spasovski.

Sipas Spasovskit, gjatë këtyre dy dhe tre javë në Maqedoni do të jetë kulmi i të infektuarave mes 2000 dhe 2500 të infektuar dhe se duhet të përgatitemi për më shumë të sëmurë që të jemi të përgatitur.

“Rreziku është i frikshëm, radikal. Për këtë arsye sjellja e secilit prej neve duhet të jetë radikale dhe më ndryshe nga ajo e tanishmja”, tha Spasovski duke sqaruar vendimin qeveritar për zgjatjen e orës policore.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img