E mërkurë, 1 Maj, 2024
spot_img

Snopçe: Kuvendi i ASH-së mbahet nesër në Kumanovë, Kuvendi i Selës – tubim partiak!

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se Kuvendi i ASH-së do të mbahet të enjten në Kumanovë, kur do të konfirmohet mbështetja politike për kryetarin aktual Arben Taravarin. Mbledhjen e caktuar nga kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, për ditën e shtunë, Snopçe e ka quajtur tubim partiak pasi ai është i bindur se nuk do të ketë kuorum për të mbajtur mbledhje Kuvendi.

“Vulat nuk janë problem sepse kryetar i partisë është Arben Taravari. Si kryetar partie Arben Taravari normalisht se e ka edhe vulën,por nuk është ai problemi. Janë mbledhur edhe nënshkrime. Kur janë mbledhur edhe nënshkrime, ato nuk janë nënshkrime për të mbajtur kuvendin e partisë, janë nënshkrime të kuvendarëve që e përmbajnë z.Taravari në thirrjen e tij për të shkuar me opozitën. Janë mbledhur mbi 80 nënshkrime. Dhe normalisht për shkak të kësaj farse që u krijua dhe tash u pamundësua nga ana e pjesës tjetër që të shkohet në kuvend ditën e shtunë sepse u bë ai puçi, tentativa për puç në mbledhjen e qeverisë, pra ne do të mblidhemi ditën e nesërme në Kumanovë dhe do ta konfirmojmë mbështetjen e Taravarit. Mbështetjen politike z.Taravari e ka sepse e ka shumicën absolute të kuvendarëve dhe nesër do të verifikohet vetëm në mënyrë teknike-formale kjo mbështetje politike që z.Taravari e ka marrë nga ana e kuvendarëve të partisë”, tha deputeti i ASH-së Halil Snopçe për gazetën LAJM.

LAJM: A është legjitim kuvendi që pritet të mbahet të shtunën?

Snopçe: Nesër do të verifikohet se shumica e kuvendarëve janë pas Arben Taravarit dhe normalisht shumica e kuvendarëve do të marrin pjesë në Kumanovë ku do të demonstrohet mbështetja e fuqishme ndaj z.Taravari, atëherë ditën e shtunë nuk do të ketë as kuorum, ditën e shtunë mund të mbajnë vetëm tubim partiak.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img