Shtyhet pa afat fillimi i shkollës në Shqipëri.

Aplikimet për ndihmën ekonomike do të bëhen në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike rreth 64 mijë familje

Si do merret ndihma ekonomikë dhe pagesa për invalidët, përgjigjet ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu njoftoi zyrtarisht se nga kjo e mërkurë janë shtyrë pa afat urdhrat për masat ndaluese me qëllim kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas saj, qëndrojnë të mbyllura deri në përfundimin e epidemisë këto institucione dhe biznese:

“Çerdhet, kopshtet dhe shkollat – të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike.

Baret, restorantet, lokalet, fast-food-et dhe strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët.

Do të jenë të ndaluara deri në përfundimin e epidemisë, aktivitetet publike dhe jo publike dhe anulimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura”.

Shtyhen, sipas Manastirliut,  deri në përfundimin e kësaj situate edhe urdhrat për  ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jo publike.

Ministrja bëri edhe një sqarim shumë të rëndësishëm për të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe apkikimet për ndihmë ekonomine. Manastirliu konfirmoi se asnjë problem nuk do të jetë edhe për pagesat e personave me aftësi të kufizuar, ndërsa datat e komisioneve shtyhen pa afat.

“Dua të sqaroj për qytetarët se duke filluar nga dita e sotme: Të gjithë familjet dhe indiviët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa patur  nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online. Sipas urdhërit që kam firmosur administratorët shoqërorë të njësive adminsitrave janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike. Përjashtimisht, gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore. Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore”, tha ndër të tjera ministrja Manastirliu.