E premte, 29 Mars, 2024
spot_img

Shqipëri, pesë viktima të coronavirusit në 48 orët e fundit

- Advertisement -spot_img

Në Shqipëri që prej mbremjes të së enjtes deri mesditën e sotme janë regjistruar pesë viktima të coronavirusit, duke e çuar në 10 numrin e atyre që kanë humbur jetën.

Rasti më i fundit, është ai i “një 67-vjeçari me inicialet Ll. N., i cili vuante nga hipertensioni. Ai ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Në total, numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID 19-ës është 197 persona, nga të cilët 11 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, pas testimit të 79 personave të dyshuar. “Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, shpjegoi ministria. Mes të prekurve është shtuar dhe një tjetër përfaqësuese e strukturave të shëndetësisë. Pas Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka rezultuar pozitive dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, njofton voa.

Janë 16 qytetet e vendit ku janë kontatuar raste me coronavirus.

Tirana mbetet epiqendra e epidemisë me gati 60 përqind të rasteve (113 të prekur), Durrës 11 raste, Lushnje 4 raste, Elbasan 5 raste, Rrogozhinë 2 raste, Fier 21 raste, Kavajë 4 raste, Korçë 12 raste, Vlorë 5 raste, Shkodër 4 raste, Lezhë 4 raste, Tropoja me 3 raste, Berat 1 rast, Has 3 raste, Krujë 3 raste dhe Pukë 3 raste.

Autoritetet njoftuan sot se janë 33 personat që janë shëruar, pasi kanë dalë negative në dy testime radhazi. Mes tyre 6 janë pjesë e personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img