Setien do i jap edhe një shans Coutinhos – në verë brazilian do rikthehet në Camp Nou

Quique Setien duket se dëshiron të rikthejë në Camp Nou Philippe Coutinhon dhe ta ketë në dispozicion për sezonin e ri.

Diario Sport raporton se trajneri i Barcelona e pëlqen lojën e mesfushorit brazilian dhe do të rikthejë atë në skuadër, pasi aktualisht është në huazim te Bayern Munich

Bavarezët e kanë opsionin që ta blejnë kartonin e lojtarit për 120 milionë euro në fund të këtij sezoni, mirëpo nuk janë të kënaqur me formën e tij.

Kështu, Setien dëshiron t’i jap edhe një shans lojtarit që të tregojë vetën në Camp Nou, në mënyrë që mos ta shesin për shumën më të ulët që e kanë blerë.