E diel, 13 Tetor, 2024
spot_img

Selmanaj – Kurtit: Nuk mund t’i publikosh transkriptet e Këshillit të Sigurisë, është ilegale

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Albin Kurti në seancën që po mbahet për mocionin e mosbesimit ka thënë se transkripti i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë më 17 mars është fshirë, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se është njoftuar tash që hard-disku që regjistron fjalimet është prishur.

“Më 17 mars është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, dhe po më njoftojnë se harddisku nuk e paska regjistruar transkriptin fare”, tha kryeministri Kurti.

Tutje Kurti tha se më 17 mars ka pasur tentim puçi në Kosovë.

“Më 17 mars ka pasur tentim puçi, atë natë kryetari i LDK-së ka deklaruar për gjendjen e jashtëzakonshme a nuk do të duhet që të konsultohej me mua kryeministrin dhe partnerin para se të deklarojë se është për gjendjen e jashtëzakonshme”, shtoi Kurti.

Kryeministri tha, po ashtu, në replikën me deputetin Driton Selmanaj tha se me presidentin ka qëndruar afër 2 orë, por ka marrë vesh të vërtetën.

“Kam qëndruar afër 2 orë me presidentin, kam qendruar 4 minuta se si kryetar i VV-së nuk mund të rri më shumë, kurse si kryeministër e mora vesh të vërtetën që tarifa të hiqet pa reciprocitet për të bërë marrëveshje jo për të filluar negociatat”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në kundërreplikën e tij, deputeti Driton Selmanaj i tha kryeministrit Kurti se transkriptet nga Këshilli i Sigurisë nuk guxojnë të nxirren në publik sepse rregullohet me ligj.

“Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë janë konfidenciale, aty nuk lejohet as telefoni sepse qëllimi është i tillë, diskutohen vetëm çështjet konfidenciale, mos na thuaj tash hard-disku, nuk lejohet ajo sepse bëni shkelje ligjore”, ka thënë Selmanaj.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img