E martë, 15 Tetor, 2024
spot_img

Rijaseti i BFI-së me vendime të reja

- Advertisement -spot_img

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, në mbledhjen e vet të mbajtur më 17.04. 2020, duke debatuar rreth aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit në kushtet e jashtëzakonshme, pas masave të marra nga organet kompetente shtetërore për të parandaluar dhe për të luftuar virusin Kovid-19, mes tjerash mori këto:

V E N D I M E
  1. Për çdo ditë gjatë Ramazanit në xhami të qëndrojnë Imami, Myezini, Kryetari i Mexhlisit të Xhamisë, apo njëri nga anëtarët e Mexhlisit, për të qenë në lidhshmëri të përhershme me xhematin.
  2. Gjatë muajit të Ramazanit për çdo kohë të namazit të thirret ezani, ndërkaq pas namazit të drekës të lexohet mukabele, mundësisht ajo të dëgjohet edhe jashtë xhamisë.
  3. Të punësuarit në BFI dhe në institucionet e saj edukativo-arsimore të jenë në shërbim të organeve të BFI-së, respektivisht të Myftinive të BFI të RMV për të zbatuar programet e tyre lidhur me grumbullimin e sadekatul-fitrit, zeqatit dhe të dhënat tjera vullnetare në fondin e institucioneve edukativo-arsimore të BFI të RMV.
  4. Nxënësve dhe studentëve u rekomandohet që të kenë lidhshmëri permanente me Drejtorinë, respektivisht me Dekanatin gjatë muajit Ramazan. Ndërkaq, duhet që t’u sugjerohet familjeve të nxënësve dhe studentëve që sadekatul-fitrin dhe zeqatin ta japin në fondin e Bejtul-malit, respektivisht tek organet e BFI të RMV, ku të dorëzojnë fletëpagesat (e sadakutul fitrit) e tyre para Drejtorisë dhe Dekanatit.
  5. Gjatë muajit të Ramazanit të shfrytëzohen maksimalisht mjetet e informimit, qofshin të nivelit qendror dhe lokal, për të mbajtur ligjërata me tematikë fetare.
  6. Luten besimtarët myslimanë të këtij nënqielli që të gjitha këto vendime që u morën në mbledhjen e Rijasetit të bëjnë përpjekje që t’i respektojnë. Gjithashtu, nga myslimanët e këtij nënqielli kërkohet që maksimalisht të bëjnë përpjekje që t’i respektojnë organet legale dhe legjitime të BFI të RMV; njëkohësisht të bëjnë përpjekje që të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandave negative, t‘i mbyllin sytë dhe veshët nga sajesat e ndryshme të nëntokës, ngase feja e Muhamedit (a. s.) nga dita e parë ka pasur, ka dhe do të ketë armiq të cilët përpiqen që ta zbehin Islamin dhe t’i përçajnë radhët e popullit mysliman. Gjithashtu, besimtarët në bashkëveprim me organet e BFI të RMV të tregojnë sens dhe kulturën e duhur në drejtim të respektimit të udhëzimeve të dala nga organet kompetente shtetërore lidhur me parandalimin e virusit Kovid-19. Gjithashtu, u sugjerojmë organeve shtetërore që të tregohen vigjilente dhe tolerante në veprimet e tyre, vetëm e vetëm që të kemi bashkëveprim efikas dhe rezultate në luftën kundër pandemisë dhe tejkalimin e situatës, duke festuar bashkërisht triumfin kundër Kovid -19.
  7. Duke filluar nga muaji prill i këtij viti, të gjithë të punësuarit në BFI (të punësuarit në Rijaset, në institucionet edukativo-arsimore, në Myftini, në subjektet dhe shoqatat e themeluara nga BFI, përfshi edhe nëpunësit fetarë) do të marrin rrogë minimale prej 14.500,00 denarë për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, të cilën e përjetojmë dhe me të cilën jemi duke u ballafaquar.

Në fund, lusim Zotin që të na japë shëndet e fuqi që ta presim dhe ta përjetojmë ashtu siç i ka hije këtë muaj të Ramazanit të Bekuar.

Urime!

Rijaseti i BFI të RMV,
Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img