E premte, 26 Prill, 2024
spot_img

REZIKOJMË SHËNDETIN DHE EKONOMINË!

- Advertisement -spot_img

Profesori univerzitar njëherit ish deputet në parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Izet Zeqiri është i mendimit që përveç shëndetit rrezikojmë edhe ekonominë e vendit. Zeqiri në profilin e tij në facebook ka reaguar ashpër ndaj propozimit të kreut të LSDM-së dhe ish kryeministrit z.Zoran Zaev i cili propozoi që tu shkurtohen pagat administratorëve.

Postimi i plotë i Izet Zeqirit në profilin e tij në facebook:

Me paratë prej 13.1% e mjeteve buxhetore të planifikuara në këtë vit konform buxhetit të projektuar në 3.9 miliardë euro për tërë shëndetësinë nuk përballohet kjo pandemi. Është urgjente paratë të drejtohen drejt krizës, shëndetit të qytetarëve dhe mirëqenies së qytetarëve, drejt kapaciteteve spitalore publike dhe në paisje. Qeveria nuk duhet të shkurtoj pagat e administratorëve, por ajo duhet të shkurtoj një pjesë të pozicioneve të mallrave dhe sherbimeve që janë 821,5 milon euro, të zvogëloj e udhëtimet dhe mëditjet, mirëmbatjet e ndryshme dhe një pjese të shërbimeve të kontraktuara që janë 606,3 milon euro në kuadër të mallrave dhe shërbimeve. Qeveria duhet të heq dorë nga investimet jo prioritare kapitale të cilat nuk janë prioritet në këtë kohë të pandemisë, kur është rezikuar shëndeti i qytetarëve. Prandaj paratë për investimet kapitale dhe objekte të tjera infrastrukturore që janë planifikuar 380 milionë euro, duhet të ridestinohen dhe të orientohen në menaxhimin e krizës dhe përkrarjen e bizneseve që kërkojnë masa për kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img