E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_img

Rexhep Selimi udhëton sot për në Hagë

- Advertisement -spot_img

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi sot do të udhëtojë drejt Hagës, pasi që mbrëmë iu është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Konfirmimin e aktakuzës e bëri të ditur vet Selimi nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’.

Derisa ka njoftuar për konfirmimin e aktakuzës ai Thekson se në Hagë do të udhëtoj me kokën lart dhe kurdo që kthehet do të kthehet po ashtu me kokën lartë.

“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ka shkruar Selimi.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img