Reagim nga SHVL UÇK – Iliridë: Çka kanë në dorë gjeneralët dhe përfaqësuesit shqiptarë në shtatmadhërinë e armatës dhe në ministrinë e mbrojtjes të këtij vendi ?

Daim Hiseni në profilin e tij në Facebook shprehë reagimin e SHVL UÇK ndaj Nënkolonelit Sllavço Cvetkoski. Sipas Hisenit, personi në fjalë shprehë gjuhë të urrejtjes dhe diskriminim në baza kombëtare dhe fetare ndaj ushtarëve dhe eprorëve shqiptar në kazermën e Velesit.

” Ditë e më tepër po vërtetohen faktet, dëshmitë dhe bindja e shumë prej neve se ky shtet nuk është as për në “qenef” e lere më të plotëson standardet për në NATO.
Nëse e keni në kujtesë vrasjen mizore të Razim(37) dhe Ramadan Koraçi (60) në Tetovë, njëri nga eprorët që ka koordinuar me trupat uhtarake në Tetovë ka qenë edhe Nënkoloneli Sllavço Cvetkoski nga Prilepi.
Ky kapadai, edhe sot e kësaj dite vazhdon me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin në baza kombëtare dhe fetare ndaj ushtarëve dhe eprorëve shqiptar në kazermën e Velesit, ngase është i mbuluar dhe i mbështetur nga Komandanti i tij Lubenço Petrovski i cili gjatë vitit 2001 ka qenë i pozicionuar në fsh. Rashçe duke sulmuar dhe granatuar Radushën.
Sipas një deklarate të tij: “Derisa në ëndër më parafytyrohet Karpallëku, shqiptarët do të jenë të nënshtruar dhe do qëndrojnë gatitu si nuse të reja para meje”
Qenka tepër krenar që me provokimet, shantazhimet dhe ofendimet e ushtruara mbi eprorët shqiptarë, një numër i tyre qenkan larguar nga armata. Sipas tij, shqiptarët nuk qenkan të denjë për të mbajtur veshur uniformën ushtarake të këtij vendi !
Deri kur do të lejohet ky lloj i tallje, përbuzje dhe nënçmimi që u bëhet eprorëreve shqiptar nëpër kazermat e Republikës së Maqedonisv së Veriut,
a ka dikush që kujdeset për ta ?
Për të qenë situata edhe më keq se kaq, është fakti se pas çdo denoncimi që kanë bërë disa nga oficerët shqiptarë, Përgjigja nga njerëz në ministrinë e mbrojtjes por edhe nga disa eprorë shqiptarë nëkëto kazerma ka qenë:
“Po çka doni dhe çka mendoni Ju, kur mirë e dini që shteti është i tyre dhe ato e kanë në dorë” !!!
Parashtrohet pyetja:
A thua çka kanë në dorë gjeneralët shqiptarë dhe përfaqësuesit shqiptarë në shtatmadhërinë e armatës dhe në ministrinë e mbrojtjes të këtij vendi ?
Deri kur në detyra dhe poste komanduese do të qëndrojn njerëz që kanë duart e lyera me gjak të popullatës civile shqiptare në Maqedoninë e Veriut ? ”
/Daim Hiseni

/Gurra.mk/