E shtunë, 2 Nëntor, 2024
spot_img

Presidenti Thaçi deponon kallëzim penal ndaj Bahtirit.

- Advertisement -spot_img

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deponuar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, pak ditë pasi ky i fundit dha deklarata për vëllavrasje.

Siç shkruan në dokumentin e siguruar nga Klan Kosova, Presidenti Thaçi në kallëzimin penal ka theksuar që “deklarata e Kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, ka shkaktuar kanosje të dhunës me tentim që, të ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës; të përmbysë institucionet më të larta shtetërore në Republikën e Kosovës; të pengojë Presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zyrtare të tij; të detyrojë Presidentin në moskryerjen e veprimeve nga fushëveprimi i detyrave të tij”.

Më datën 30 mars 2020, Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk do ta lëshojnë Qeverinë pa zgjedhje, duke përmendur edhe vëllavrasjen.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe do t’ia kallëzojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hyni në një konflikt vëllavrasje, sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshuar me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj, sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t’i shpallë zgjedhjet…”, kishte deklaruar Bahtiri.

Këto deklarimet publike të Bahtirit janë cilësuar si të bëra për frikësimin e opinionit kosovar dhe si kërcënim direkt për presidentin e Kosovës. Me kanosje të dhunës nga ky zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, i cili është edhe kryetar komune, sipas Kallëzimit Penal, Bahtiri ka tentuar që të ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, të përmbysë institucionet më të larta të Republikës së Kosovës, të pengojë presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zy rtare dhe të detyrojë në moskryerjen e veprimeve nga fushëveprimi i detyrave të tij.

Këto vepra penale janë të përcaktuara edhe në Nenin 114 dhe Nenin 121 të Kodit Penal nr. 06/L-074 të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, sipas Kallëzimit Penal, me atë deklaratë, duke keqpërdorur pozitën e tij të Kryetarit të Komunës, Bahtiri ka nxitur përçarje dhe mos durim, si dhe ka përhapur publikisht urrejtje, vepër penale e përcaktuar edhe në Nenin 141 të Kodit Penal të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, në Kallëzimin Penal të tij, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që në pajtim me legjislacionin në fuqi t’i ndërmarrin veprimet përkatëse.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img