E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img

PD përjashton të bijën e Azem Hajdarit

- Advertisement -spot_img

Partia Demokratike ka përjashtuar të bijën e Azem Hajdarit, Rudinën, nga radhët e saj.

Deputetja nuk pranoi të digjte mandatin sikurse deputetët e tjerë të PD-së, prandaj partia e Lulzim Bashës ka vendosur të reagojë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se ndryshe nga Azem Hajdari i cili do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike, Rudina nuk është më as anëtare e PD-së.

“Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike. Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve. Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokr acinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!”, shkroi Bardhi./Gurra.mk

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img