“Neymar duhet të jetë profesionist si Messi e Ronaldo” – legjenda Zico kritikon brazilianin”.

Zico ka kritikuar Neymarin për sjelljet e tij te Paris Saint-Germain, duke thënë se ai duhet të jetë më shumë profesionist si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi ka shënuar 69 gola në 80 paraqitje në të gjitha garat që kur u transferuar te skuadra franceze nga Barcelona për 222 milionë euro.

Zico ka thënë se ai nuk ka dyshime rreth talentit të Neymarit, por ai mendon se për të arritur nivelin e Messit e Ronaldos duhet të jetë më profesionist.

“Mua me të vërtetë më pëlqen Neymari, mënyra se si luan është e pabesueshme. Por, ai duhet të jetë më profesionist”, ka thënë legjenda braziliane.

“Ai duhet të ketë etikë në punën e tij dhe të jetë profesionist si Messi dhe Ronaldo, dy persona që e adhurojnë futbollin”.

“Neymari ka shumë mendime që e kanë çorientuar atë. Unë kam biseduar së fundmi me të dhe i kam kërkuar që të jetë më profesionist. Ai është tani 28-vjeçar dhe është në një skuadër të mirë si PSG. Ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka thënë më tej Zico.

Por,Neymari është i etur që të rikthehet edhe një herë në Camp Nou dhe Barcelona është e gatshme që të paguajë 150 milionë euro për shërbimet e tij.