E premte, 26 Prill, 2024
spot_img

Në Tetovë u realizua Edicioni III i Manifestimit letrat ndërkombëtar “Shtigje poetike”

- Advertisement -spot_img

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” dhe Gjimnazi “7 Marsi” – Tetovë, me rastin e 21 marsit – Ditës Botërore të Poezisë e organizuan Edicionin III me radhë të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”.

Në këtë veprimtari kulturore u theksua se me organizimin e këtij manifestimi realizohet një nga projektet e njohura të kulturës sonë, duke përmbushur në këtë mënyrë një detyrim që artdashësve të qytetit rrëzë Sharrit t’u ofrohet sa më tepër veprimtari letrare. Organizatorët vlerësuan njëherazi se këto ngjarje ngërthejnë në vetvete simbolikën e ngritjes së përbashkët në lëmin e arsimit, shkencës, kulturës, artit, si dhe në fushën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit dhe subjekteve të ndryshme kulturore.

Edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike” e hapi kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”, Selam Sulejmani, i cili në fjalën e tij veçoi para auditorit se nëpërmjet poezisë, krijimeve të ndryshme artistike dhe performancës muzikore, vijnë në shprehje  nxënësit, studentët, shkrimtarët dhe poetët. Duke organizuar veprimtari letrare, ne bashkërisht dëshmojmë se jemi pjesë e pandarë e zhvillimeve kulturore që organizohen gjithandej në botën e qytetëruar,  shtoi ai.

“Sot i gjithë globi, në ditën e saj e nderon poezinë – gjuhën amtare të racës njerëzore. Prandaj, edhe ne në Tetovë,  jemi në unison të plotë me objektivin kryesor të UNESKO-s që 21 Marsin – Ditën Botërore të Poezisë, ditën e universit artistik, ta shndërrojmë në ditë feste të letërsisë, ku fjala e ka mundësinë e lirisë, ku artisti me imagjinatën e tij artikulon ide universale që kanë të bëjnë me artin, me atdheun, me dhembjen, me dashurinë si dhe me shumë e shumë motive të tjera. Letërsia është e vjetër po aq sa të folurit. Ajo u rrit nga nevoja e njeriut për të dhe nuk ka ndryshuar, përpos që është bërë edhe më e nevojshme. Ajo shoqërohet me bukurinë, një bashkim suprem dhe si e tillë refuzon ta shkurorëzojë artin nga jeta dhe dashurinë nga perceptimi. Fillet e poezisë janë të hershme, sikundër janë të njohur poetët që e kanë krijuar atë në të gjitha zhanret e saj”, theksoi Selam Sulejmani.

“Në shekullin XIII, shfaqen lirikë të shquar në Itali si Kavalkanti, Giani, me në krye Dante Aligierin. Periudhës së Rilindjes i përkasin emra të mëdhenj siPetrarka në Itali, Ronsardi në Francë dhe Shekspiri në Angli. Në shekujt XVIII – XIX, kemi një varg poetësh të vendeve të ndryshme që shquhen me vokacionin e tyre, poetët modernë të simbolizmit, periudhë në të cilën u botua vëllimi poetik “Lulet e së keqes” të Bodlerit dhe veprat e poetëve të tjerë.

Në emër të Komunës së Tetovës, me fjalë rasti i përshëndeti të pranishmit Ahmed Qazimi, i cili i përgëzoi organizatorët për shënimin e Ditës Botërore të Poezisë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në projekte të tilla kulturore.

Referatin kryesor për rëndësinë e poezisë e paraqiti para të pranishmëve presidentja e Qendrës PEN nga Shqipëria, Entela Klasi, e cila me këtë rast u shpreh se ndihej e nderuar dhe lumtur që merr pjesë në këtë ngjarje letrare-artistike.

“Më lejoni të ndaj me ju të gjithë ndjenjën e gëzimit që jemi të gjithë së bashku në këtë vend, për të nderuar poezinë, artin e krijimit në edicionin e tretë, Shtigje poetike, që tashmë është shndërruar në traditën më të bukur, nga Shoqata për kulturë dhe art – Tradita, me qendër në Tetovë. Në këtë ditë, dëshmohet trashëgimia mbarëbotërore e poezisë, në gjuhët e gjithë secilit krijues, prej poetëve, krijuesve të këtij arti mistik, magjik, ku njeriu, qenia më e bukur e krijuar, rikrijon vetveten, si frymë, si lëndë, si kulturë, si identitet, pavarësisht mjedisit, kohës, kufijve, kufizimeve me të cilat udhëton, jeton nga antikiteti në modernitet. Temat për të cilat ne shkruajmë jemi ne. Me këtë dua të them se kur shkruajmë ne krijojmë qenie veten. Thënë shkurt: shkruajmë njeriun në thellësitë dhe dimensionet duke dëshmuar njeriun. Kjo nuk mund të kryhet pa gjuhën, pa gjuhën e gjithë secilit autor, sepse ne jemi lindur me gjuhë, ajo që quhet gjuha e nënës, në të cilën njeriu mendon dhe shkruan gjithçka që shqisa ka parë, gjithçka që intelekti ka përmbledhur, gjithçka që duhet thënë”, theksoi Entela Kasi.

Në Edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike” u mbajt edhe orë letrare në të cilën morën pjesë emra të njohur poetësh dhe shkrimtarësh nga Tetova e më gjerë,  Klubi  letrar i nxënësve të Gjimnazit “7 Marsi”, u prezantua një program i pasur artistik i realizuar nga nxënësit e kësaj shkolle si dhe nga studentët e programit muzikor të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës.D

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img