E martë, 15 Tetor, 2024
spot_img

Në Britani, 619 njerëz vdiqën brenda një dite nga Covid-19 – konfirmohen rreth 6,000 raste të reja.

- Advertisement -spot_img

Në botë, numri i të infektuarve me Covid-19 ka tejkaluar 1.2 milion njerëz. Deri me tani Coronavirusi ka marr jetën e mbi 66 mijë personave në të gjithë botën që nga shpërthimi në Kinë në dhjetor, sipas AFP.

Deri tani shteti me më së shumti të infektuar është SHBA me mbi 311 mijë njerëz. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA është 8813, numër ky më i lartë i vdekjeve nga coronavirus në botë pas Italisë dhe Spanjës.

Në Evropë, Spanja ka numrin më të madh të të infektuarve – 126.168, e ndjekur menjëherë nga Italia me 124.632 infeksione, e cila ka treguar shenja të ngadalësimit të epidemisë, por gjendja mbetet ende kritike.

Numri i të vdekurve në Itali është 15,362 dhe është më i larti në botë, duke përbërë deri në 12.3 për qind të vdekjeve nga Covid-19. Spanja ka 11.947 vdekje.

Gjermania renditet në vendin e katërt me numrin e përgjithshëm të të infektuarve me 96.092 persona, dhe në vendin e pestë me Francën me 90.848 persona të infektuar, situata e të cilëve po përkeqësohet dhe përkeqësohet dita ditës.

Ndërkaq në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë janë 5903 persona të rinj të infektuar nga coronavirusi, ndërsa 619 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Në përgjithësi, 47.806 njerëz u infektuan në vend dhe 4,932 vdiqën.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img