E martë, 23 Prill, 2024
spot_img

Ndihmoi plakun me coronavirus, infermierja britanike merr shumë shpërblime dhe falënderime – edhe nga Anthony Joshua.

- Advertisement -spot_img

Një infermiereje që ndihmoi një pensionist me simptoma të coronavirusit të shkonte në spital pasi dyshja ishin përfshirë në një përplasje i është ofruar një makinë e re, për ta shfrytëzuar përkohësisht, deri në rregullimin e makinës së saj.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, infermierja e shëndetit mendor Lucy Duncan, 24 vjeç, po shkonte me veturën e saj Fiat 500X në shtëpi, nga një ndërrim 12 orësh në Wigan Infirmary të enjten e kaluar, kur makina e saj u godit nga automjeti i 78-vjeçarit.

Pensionisti i tha Lucy-t se po ngutej të merrte ushqim, pasi ishte izoluar për 10 ditë me simptoma Covid-19.

Zonja Duncan telefonoi një ambulancë dhe shkoi në spital me pensionistin e paemëruar, i cili i tha asaj që ai nuk kishte ngrënë për ditë të tëra.

Punëtorja shëndetësore kishte qëndruar me burrin e moshuar derisa ju tha se nuk kishte më se çfarë ajo të bënte më shumë për të.

Për fat të keq, ajo zbuloi më vonë se ai kishte vdekur.

Makina e re e Lucy mbërriti para shtëpisë së saj. Infermierja e shëndetit mendor ka marrë lëvdata nga bizneset, të famshëm dhe publiku për ndihmën e një 78-vjeçari

Si rezultat i veprimit të saj, përdorues të rrjeteve sociale e kanë “përmbytur” zonjën Duncan me lavdërime dhe oferta për ta ndihmuar.

Duke u shfaqur në një program të mëngjesit në BBC të mërkurën, asaj iu prezantua një makinë e re, e dhuruar nga një tregtar vendas.

Sipas Wigan Today, një organizator i ngjarjeve lokale ofroi të paguante pjesët për veturën e saj që do të riparohet, dhe një garazh, Body Shop Golborne, do të kryejë punën falas.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img