E diel, 5 Maj, 2024
spot_img

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së Nefail Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Në mëngjesin e 31 dhjetorit ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së nga fshati Rashçe Nefail Haxhiu i cili 20 vitet e fundit të jetës së tij jetoi dhe punoi në mërgim (Itali).

Lajmin pikëllues për largimin e papritur nga kjo jetë për ish ushtarin e devotshëm që i shërbeu kauzës kombëtare për më shumë të drejta të shqiptarëve në Maqedoni e kanë dhënë familjarët dhe bashkëluftëtarët e tij.

Nefail Haxhiu ka qenë ushtar i batalionit të katër në brigadën 112 Mujdin Aliu i cili ka marrë pjesë në betejën e karpallëkut ku mbetën të vrarë dhjetra ushtarë të armatës Maqedonase.

Në njoftimin e batalionit të katër të Brigadës 112 Mujdin Aliu thuhet:

LAJM PIKËLLIMI PËR BATALIONIN E KATËR TË BRIGADËS 112 Mujdin Aliu.
Me datë 31.12.2023 në ditën e veteranit, ushtari NEFAIL HAXHIU nga fshati Rashçe Komuna Saraj, në moshën 42 vjeçare ka ndruar jetë në mërgim në Itali, për varimin do të jeni të informuar me kohë. NEFAIL HAXHIU ISHTE NJË NDËR USHTARËT E PARË QË JU BASHKUA BATALIONIT TË KATËR NË MALIN E THATË TË KOMUNËS SË ZHELINËS. Zoti e shpërbleftë me xhenet e familjes durimin!

Poashtu Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare SHVL-UÇK, shprehen ngushëllime familjes së ngushtë dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Lajmi mortor në këtë mbrëmje të ndrimit të motmotit, e ngriu e buzëqeshjen e çdo luftëtari të lirisë.
Nga ky moment i zemrës së lënduar, përsëri më shfaqen ndjenja të fisnikërisë dhe të krenarisë. Sepse kujtojm ditët kur sapo kishte mbushur të njëzet pranverat e tij, duke u bërë kështu njëri nga rrezet e para të lirisë, kur veshi uniformën dhe iu bashkangjit rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Brigadën 112 “Mujdin Aliu”.
I dashur Nefail Haxhiu. Ti ishe një ushtar i shkathët, ku tragjet tua edhe sot i gjejmë mbi kodrat e Malit të Thatë ose të Zhedenit tonë.
Një trim sypatrmbur që shkëlqeu bashkë me shokët në betejën e Karpallëkut, ku e dhezët tym e flakë, duke u hakmarë kështu për vdekjen e Telit, Arbenit dhe shokëve të tjerë. Duke lënë të vdekur mbi 30 ushtarë e paramilitarë të palës maqedone.
Ti ishe një person me pak fjalë, por që pas vete ke lënë shumë vepra që sot i njeh historia.
Ishe dhe mbete luftëtar i dëshmuar. Njeri i cili mbi 20 vite të jetës së pasluftës i kalove në mërgim, duke mos e përmendur dhe duke mos kërkuar asnjëherë si sadisfakcion, ndonjë shpërblim për veprimtarinë tënde atdhetare.
Nefail Haxhiu, ndërroi jetë në moshë 42 vjeçare, ballëhapur dhe kokëlartë, ngase obligimin e tij ndaj familjes, kombit dhe atdheut, e kishte kryer me nderë dhe me ndërgjegje të plotë.
Të turpëruar para tij mbeten figura politike, të cilët jo vetëm që nuk e nderuan ndonjëherë, por as nuk e realizuan amanetin e tij dhe shokëve të tjerë.
Nefail Haxhiu, lindi më 11. janar të vitit 1981 në fsh. Rashçe, të Komunës Saraj. Përësri në janar iu kthye tokës që e deshi. Tokës për të cilën e sakrifikoi edhe rininë e tij.
Ata që kanë pas rastin ta njohin, e dinë mirë se ishte patriot i paluhatshëm, shok besnik dhe artdashës i folklorit popullor, ku shpeshherë ka kontribuar materialisht në mbështetjen e grupeve foklorike në Derven, për ngritjen dhe kultivimin e vlerave artistike si thesar i paçmuar i kulturës shqiptare në trojet tona.
Edhe pse të pikëlluar, megjithatë jemi krenar që e kishim shok, mik, bashkëvendas dhe bashkëluftëtar.
Ikja e tij nga kjo jetë është humbje dhe dhimbje jo vetëm për krahinën e Dervenit, por, për mbarë kombin.
Emri i tij sot, është sinonim i lirisë, ndërsa emri i tij nesër, bashkë me shokët e luftës, do të nderohen me Titullin “Nderi i kombit”.
Ngushëllime familjes HAXHIU dhe fisit të gjërë,
Ngushëllime banorëve të fsh. Raçe dhe mbar Dervenit.
Ngushëllime bashkëluftëtarëve të tij,
SHVL UÇK
Daim Hiseni

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,280AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,280AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img