E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img

Ministri austriak përgënjeshtron informacionet për origjinën e njërit prej sulmuesve

- Advertisement -spot_img

Ministri i Brenshëm i Austrisë, Karl Nehammer në konferencën e parë për media pas sulmit të brendshëm në Vjenë, ka përgënjeshtruar informacionet e para lidhur me identitetin e një sulmuesi për të cilin pretendohet se ka rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Ai në përgjigjen e gazetarit ka deklaruar se nuk duhet shpejtuar me kualifikime dhe se çdo informacion i pakonfirmuar nxjerr nga pista hetimin i cili akoma është duke u zhvilluar.

“Në këtë moment nuk mund të themi asgjë për derisa hetimi vazhdon. Bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe nuk duam t`i humbim gjurmët drejt zbardhje së rastit. Në këtë moment nuk kemi nevojë për kualifikime dhe hipoteza”, tha Karl Nehammer, ministër i Punëve të Brendshme në Austri.

Një medium austriak që njihet për orientimin e majtist, OE24 ka shkruar se personi i përfolur Kurtin.S, është refugjat i ardhur kohë më parë në Austri, ndërsa për familjen e tij dhe prejardhjen nuk ka informacione.

Edhe WSJ raporton se policia ka mohuar çdo lloj informacioni për origjinën e sulmuesve, për shkak se sipas tyre hetimet ende po vazhdojnë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img