E hënë, 29 Prill, 2024
spot_img

Mexhiti: Blerim Bexheti kërcënon koordinatorin tonë në Saraj

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në një intervistë për Alsat tha se nga frika e humbjes së zgjedhjeve, BDI ka filluar me presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

Në këtë drejtim Mexhiti tha se Blerim Bexheti mbrëmë nëpërmjet telefonit ka kërcënuar koordinatorin e tij me prishjen e shtëpisë në Matkë.

“Ajo që e shoh, tash kanë mjaftueshëm pare të zeza, pare të kazinove, e ndjejnë humbjen në teren dhe kanë filluar se si ti blejnë votat, si të joshin dikë me para të kazinove, si ti falsifikojnë zgjedhjet, apo kur nuk munden me joshje shkojnë me presione siç ishte rasti mbrëmë me një koordinator timin që me presione e merr z.Bexheti dhe me shantazh se do t’ia prish shtëpinë në Matkë nëse nuk del në fotografi me të, ja jep në telefon Ali Ahmetin, Bujar Osmanin. Kjo flet se nuk është më fryma e dikurshme e BDI-së por më shumë frymë Thaçiste, frymë e Sasho Mijallkovit, pra janë në gjendje gjithçka të bëjnë, por harrojnë se porosia jonë është që zgjedhjet duhet të jenë të qeta, paret mund tua merrni, por vota është e fshehtë, edhe në presione ua bëni rrafsh, mbani qëndrimin tuaj, bindjen tuaj edhe rezultati në fund do të jetë befasues për ne edhe për ata. Kam intuitën se në këto zgjedhje do të ndodh populli që do të jenë zgjedhje identike me zgjedhjet 2016 kur atëherë ishin zgjedhje anti-Gruevski dhe tash do të jenë anti-pjesës tjetër të regjimit që ka mbet, deklaroi Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike./Alsat

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img