E diel, 28 Prill, 2024
spot_img

Luka Mishetiç emërohet avokat kryembrojtës i ish-presidentit Thaçi

- Advertisement -spot_img

Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DHSK).

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Fidelma Donlon, e ka bërë emërimin e tij pas konfirmimit se nga ekipi mbrojtës janë larguar Gregory Kehoe dhe Joe Reeder.

Më 9 shkurt, Mishetiq kishte informuar panelin se ai ka arritur marrëveshje me Thaçin për t’i përfaqësuar ata si avokat teksa më 16 shkurt është konfirmuar emërimi i Mishetiq për ta drejtuar ekipin mbrojtës.

Para disa ditësh, është njoftuar se Gregory Kehoe nuk do të jetë më avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Megjithatë, Kehoe nuk ishte i vetmi që u largua.

Sipas vendimit për konfirmim të largimit që e mori trupi gjykues, u theksua se bashkë me Kehoen, janë larguar 9 anëtarë nga ekipi mbrojtës.

Këto ndryshime apo tërheqje kanë ndodhur për shkak të arsyeve financiare, për shkak të mospagesës së shërbimeve ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 2015 Ligjin që e mundësoi themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Bashkë me të, deputetët patën miratuar edhe një ligj, sipas të cilit çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe për mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

Por me Udhëzimin Administrativ të datës 24 korrik 2020, të nënshkruar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Selim Selimi, është përcaktuar që mbulimi financiar i avokatëve të bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve e Kosovës (OAK).

Së fundmi, Ministria e Drejtësisë ka marrë iniciativën për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, i cili i rregullon shumën dhe format e pagesave të mbrojtjes së të akuzuarve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ministria e Drejtësisë e ka nxjerrë në konsultim publik këtë projekt-udhëzim. Drafti i ri parasheh që për avokatët të cilët i mbrojnë të akuzuarit për veprat penale të pengimit të administrimit të drejtësisë të ketë kategorizim të veçantë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img