E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img

Kërçova mbetet e pa prekur nga Covid 19.

- Advertisement -spot_img

Personat fizik dhe subjektet afariste edhe gjatë ditëve të kaluara i kanë respektuar masat qeveritare të preventivës kundër virusit korona.

Edhe testimet e fundit të realizuara në punktin e Qendrës spitalore të Kërçovës kanë dalë negative. Djaloshi 19 vjeçar nga Kërçova që ishte dyshuar si i prekur nga virusi korona, pas testimit në

Qendrën klinike të Shkupit, pokështu doli negativ, ndërsa kërçovari i raportuar si pozitiv nga Ministria e Shëndetsisë, është një punëtor i këthyer nga shtetet e jashtëme, i cili pas testimit gjatë masës së izolimit në Shkup, ka rezultuar si pozitiv, por ai gjatë muajve të fundit nuk ka jetuar në Kërçovë.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili në statusin e tij në fb. ka nënvizuar se Kërçova vazhdon të jetë e pa prekur nga virusi Kovid 19.

Me intenzitet të shtuar ka vazhduar edhe aksioni i dezinfektimit. Me preparate adekuate janë dezinfektuar të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit, shkollat, çerdhet, kishat, manastiret dhe xhamitë e këtushme.

Edhe situata e sigurisë në Kërçovë është stabile dhe pa shkelje të mëdha të masave rekomanduese për preventivë, duke përjashtuar këtu masën e distancës fizike e cila nuk respektohet sa duhet gjatë pritjeve në banka dhe dyqane të produkteve ushqimore.

Masat kufizuese i kanë respektuar edhe subjektet afariste personat fizik, ato juridik dhe qytetarët me masën e vetë-izolimit.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,480AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,480AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img