E diel, 13 Tetor, 2024
spot_img

Iu bë atentat në mes të Athinës, kush është shqiptari që lëvizte me jelek antiplumb?

- Advertisement -spot_img

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Greqi mbrëmjen e kaluar dhe në shenjestër ishte një shqiptar.

Mediat greke nuk bëjnë me dije identitetin e tij por mësohet se pak orë para atentatit shtetasi me origjinë shqiptare ishte ndaluar nga policia në lagjen Omonia të Athinës me një monopatinë elektrike dhe mbante veshur një jelek antiplumb.

Kjo i bëri përshtypje policisë dhe e ndaloi. Gjatë kontrollit i gjeti edhe një dozë të vogël lënde narkotike.

Por CNN grek hedh dyshime se si ka mundësi që shqiptari ishte lënë i lirë nga policia dhe një ditë më pas (të premten 26 Shkurt) ai u sulmua me armë nga dy persona.

Nga të shtënat, shqiptari mbeti i plagosur në këmbë dhe u përpoq të shkonte vetë në spital.

Ndërsa dy autorët u larguan nga vendngjarja me një taksi nën kërcënimin e armës, duke i kërkuar shoferit që t’i dërgonte në adresën që ata i dhanë.

Pasi mbërritën në destiancion, autorët u larguan në këmbë por lanë brenda taksisë pistoletën. Ishte shoferi i mjetit ai që lajmëroi policinë për ngjarjen që kishte ndodhur.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img