Ishulli ku karantinohen njerëzit e pasur të botës

Dy hotele luksoze, plazhe të mahnitshme, një kamp golfi fantastik, pamje spektakolare të oqeanit, një spital privat, 54 vila, pishina etj. Të gjitha këto gjenden në një vend të vetëm, gadishullin Punta Mita, “parajsa” e Meksikës e zgjedhur nga më të pasurit e botës për t’u larguar nga pandemia.

Asgjë nuk është normale aty, por gjithçka është luks, paqe dhe shlodhje.

Në korrik ishte modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj muzikant, John Legend, të cilët morën me qira Villa Tesoro, që ka 7 suita. Çmimi? 8500 dollarë nata.

Në Casa Aramara kanë qëndruar yje si Eva Longoria, Jennifer Aniston dhe Demi Moore.

Gjatë muajve të pandemisë, ky kompleks turistik ka pasur fluks të madh kërkesash, sidomos nga Hollivudi dhe nga elita e ekonomisë amerikane.

Për “El Pais”, menaxheri i Punta Mita thekson se mesatarja e qëndrimit të yjeve ka shkuar nga 9 ditë, në 23 ditë. Që do të thotë se kjo “parajsë” është kthyer në vendstrehim në kohën e Covid-19.