Humbi jetën gruaja 81-vjeçare nga Tetova, pasi kishte rënë nga ballkoni.

Një grua e moshës 81-vjeçare e ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Tetovë, bëri të ditur sot SPB Tetovë. Ngjarja e pakëndshme kishte ndodhur dje rreth orës 11 në rrugën “Bllagoja Toska”.

“Në SPB Tetovë ishte denoncuar se në rrugën ‘Bllagoja Toska’, në ndërtesën në pronësi të M.G. (85) nga Tetova, bashkëshortja e tij M.G. (81), e cila ishte e sëmurë, derisa ishte e vetme në banesë, kishte dalë në ballkon, i cili gjendej në katin e parë të ndërtesës së banimit dhe kishte rënë nga ballkoni. M.G. ishte dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë, ku nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, informuan nga policia e Tetovës.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Tetovë dhe Ministria e Punëve të Brendshme nga Shkupi.