E martë, 15 Tetor, 2024
spot_img

Hakerët sulmojnë firmën ligjore, në të cilën klientë ishin Lady Gaga, Drake dhe Madonna.

- Advertisement -spot_img

Një firmë ligjore e përdorur nga yjet, përfshirë Rod Stewart, Lil Nas X dhe Robert De Niro është hakuar.

Uebfaqja e “Grubman Shire Meiselas & Sacks” është shkatërruar dhe hakerët pretendojnë se kanë 756 gigabajt të të dhënave përfshirë kontratat dhe postat elektronike, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Një pamje nga ekrani që pretendohet se është një kontratë e Madonnës është publikuar dhe kriminelët po kërkojnë pagesa.

Firma ligjore e Nju Jorkut thotë se ka njoftuar klientët e saj dhe po punon me ekspertë të sigurisë kibernetike.

Nuk dihet se çfarë shume kërkojnë hakerët dhe nëse firma juridike po negocion me ta.

Firma juridike tha në një deklaratë për shtyp: “Ne mund të konfirmojmë se ne kemi qenë viktimë e një sulmi në internet. Ne kemi njoftuar klientët tanë dhe stafin tonë. Ne kemi punësuar ekspertë të botës që kanë specializuar në këtë fushë, dhe jemi duke punuar për të adresuar këto çështje”.

Uebfaqja e kompanisë po shfaq vetëm një logo, por të dhënat historike të faqes tregojnë një listë klientësh me më shumë se 200 njerëz dhe kompani të profilit të lartë.

Muzikantët përfshirë Elton John, Barbra Streisand, Barry Manilow, Rod Stewart, Lady Gaga, Lil Nas X, The Weeknd, Madonna, U2 dhe Drake, kanë punuar me këtë firmë.

Klientë të tjerë janë Andrew Lloyd Webber, Priyanka Chopra, Robert De Niro, Sofia Vergara, Activision, Inc, Sony Corp, LeBron James dhe Mike Tyson.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img