E diel, 13 Tetor, 2024
spot_img

Grenell paralajmëron takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

- Advertisement -spot_img

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi se më 2 shtator do të marrë pjesë në takimin e thirrur në Uashington.

Ai tha se në këtë takim, me palën serbe do të takohen si “dy shtete të pavarura.

“Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më herët, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, që është partner në koalicionin qeverisës, duke përshëndetur arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me ndërmjetësimin e SHBA-së, tha se Kosovës i duhet roli i Amerikës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

“Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku tha se ftesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ardhur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell dhe Këshilltari i presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, Robert o’Brien.

“Faleminderit që siguroheni që shtetet e lira dhe demokratike gjithmonë mund të llogarisin në ndihmën e SHBA-së”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img