E shtunë, 2 Nëntor, 2024
spot_img

Gjykimi për “27 prillin”: Dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja e Janakieskit

- Advertisement -spot_img

Gjykimi i organizatorëve të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Mile Janakieskit sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Dëshmitari Oliver Derkovski tha se në periudhën e vitit 2016-2017, ai nuk kishte funksion partiak dhe ishte vetëm anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së.

Ai tha se, megjithëse ishte anëtar i disa grupeve viber, ai nuk ishte anëtar i ndonjë grupi të tillë lidhur me ngjarjet para Kuvendit dhe se nuk kishte asnjë komunikim në lidhje me protestat e “Për Maqedoni të përbashkët” me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin.

Dëshmitari Vlladimir Nellovski ishte i pari që u dëgjua sot, i cili tha se më 27 prill të vitit 2017, pasi mbaroi orët e tij të punës me Dime Spasovin dhe Vlladimir Stojkovskin, ai ishte në restorantin “Baba Cana” dhe pasi pa se çfarë po ndodhte rreth ores 19 pasdite, ata u drejtuan për në Kuvend, ku qëndruan deri në orën 21.

“Meqenëse kishim njoftim për seancë të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ndërsa unë isha anëtar në atë kohë, u drejtova për në selinë në katin e 8-të. Kishte më shumë njerëz të pranishëm. Atje takova Spiro Ristovskin, Mile Janakieskin, Zoran Stavrevskin dhe disa zyrtarë të atëhershëm të partisë”, tha Nellovski.

Seanca e Komitetit Ekzekutiv filloi pak pas mesnatës.

“Konkludimi i seancës ishte që dhuna duhet të dënohet dhe se humbësi më i madh nga ngjarjet është partia VMRO-DPMNE. Seanca zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe pas kësaj u deklarua edhe kryetari i atëhershëm i partisë Nikolla Gruevski. Pastaj shkova në shtëpi”, deklaroi dëshmitari.

Gjashtë dëshmitarë të tjerë do të dëgjohen në seancën e sotme.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe po kryesohet nga gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Ivana Trajçeva.

Të akuzuarit në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Velanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori I DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “kërcënimi terrorist ndaj rendit kushtetues dhe të sigurisë”.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img