E enjte, 25 Prill, 2024
spot_img

Finalizohet koalicioni “PD-Aleanca për ndryshim”

- Advertisement -spot_img

Është dorëzuar në KQZ shkresa e regjistrimit të Koalicionit mes Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare në Shqipëri. I gjithë koalicioni do të mbajë siglën, ‘Partia demokratike – Aleanca për ndryshim’. Në marrëveshjen e arritur nga kreu i PD-së Lulzim Basha me opozitarët janë 12 aleatë të tij për të shkuar së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

Ndërkohë LSI-ja do dalë me listë të vetën në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë siç theksoi kreu i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj, PD e LSI do jenë sëbashku për të ndryshuar qeverinë dhe nëse fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit do jenë pjesë e bashkëqeverisjes pas 25 prillit.

Koalicioni ‘‘Aleanca për ndryshim”
PD, kryetar Luzim Basha (Udhëheqëse e koalicionit)
PAA, kryetar Agron Duka
LZHK, kryetar Dashamir Shehi
FRD, Bamir Topi
PBDNJ, kryetar Vangjel Dule
PR, kryetar Fatmir Mediu
Balli Kombëtar, kryetar Artur Roshi (Pjesë e opozitës parlamentare)
PDK, kryetar Nard Ndoka
PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi
Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova
Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri
Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami
Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img