E shtunë, 27 Korrik, 2024
spot_img

Është pakësuar numri i martesave, por edhe i ndarjeve

- Advertisement -spot_img

Gjatë vitit të kaluar vërehet numër i ulur i martesave të bëra, por edhe i ndarjeve. Sipas Entit shtetëror për statistika në vend janë arritur gjithsej 12.882 martesa, që është për 3,4 për qind më pak se viti paraprak. Më së shumti martesa, 1.851 apo 14,4 për qind janë bërë në gusht, ndërsa më së paku në nëntor, 761 apo 5,9 për qind, informon PRESSonline.al

Më shpesh janë martesat e para me pjesëmarrje prej 93,7 për qind të grave dhe 93,2 për qind të burrave. Në martesë të dytë me pjesëmarrje prej 6,3 për qind dhe martesë të tretë me pjesëmarrje 0,5 për qind, në numrin e përgjithshëm të martesave të bëra, më shpesh hyjnë burrat.

Numër më të madh të martesave 4.263 apo 33,1 për qind tek gratë dhe 4.721 martesa apo 36,6 për qind tek burrat kanë ndodhur në grup moshën prej 25 deri 29 vjeç.

Mosha mesatare, ndërkaq gjatë martesës së parë është 27,4 vjeç për nusen dhe 29,9 vjeç për dhëndrrin.

Edhe numri i shkurorëzimeve gjatë vitit të kalaur shënon ulje prej 17,9 për qind në krahasim me vitin paraprak dhe është 1.613 shkurorëzime.

Më së paku martesa, 38 apo 2,4 për qind gjatë vitit janë shkurorëzuar në gusht, ndërsa më së shumti 195 apo 12,1 për qind në mars.

Statistika tregon se sipas moshës, numër më i madh i shkurorëzimeve 298 apo 18,5 për qind tek gratë dhe 281 apo 17,4 për qind tek burrat kanë ndodhur në grup moshën e njejtë prej 30 deri 34 vjeç.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, më së shumti ndarje, 360 apo 22,3 për qind kanë ndidhur nga pesë deri 9 vite pas martesës.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,340AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,340AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img