E premte, 1 Nëntor, 2024
spot_img

Deri në fund të javës pritet datë për zgjedhjet.

- Advertisement -spot_img

Gjendja e tretë e jashtëzakonshme, të cilën presidenti Stevo Pendarovski e shpalli në seancën e fundit të Këshillit për siguri, këtë herë në kohëzgjatje prej 14 ditëve skadon në fund të muajit, pas çka sipas Kushtetutës duhet të vazhdojnë aktivitetet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat janë shtyrë për shkak të koronavirusit.

Partitë ende pa termin të harmonizuar për zgjedhjet, pasi takimi i fundit i liderëve përfundoi me qëndrime të ndryshme të pushtetit dhe të opozitës për aktivitet e mëtutjeshme rreth zgjedhjeve të parakohshme, të cilat para shpërthimit të epidemisë së Kovid-19 është dashur të mbahen më 12 prill.

Edhe pushteti edhe opozita duan në zgjedhje me datë, për të cilin është arritur konsensus, por tani për tani atë që e tregojnë në opinion, nuk ka gjuhë të përbashkët, ndërsa harmonizim të qëndrimeve priten deri në fund të kësaj jave, edhe pse tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për takim të ri të liderëve deri më 30 maj, paralelisht me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme 14 ditore.

Lideri i LSDM-së qeveritare, Zoran Zaev dje në bisedën telefonike me u.d. kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, theksoi se deri në fund të kësaj jave do të mësohet kur do të mbahen zgjedhjet, duke shtuar se ato duhet të organizohen në afat sa më të shpejtë të mundshëm.

Deri në fund të javës pritet datë për zgjedhjet

Për përmbajtjen e bisedës Zaev-Kurti opinioni u informua përmes kumtesës së LSDM-së, pasi paraprakisht lideri i Lëvitjes Vetëvendosje të Kosovës dje sërisht u angazhua për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamanetare në vendin e tij, duke theksuar disa shtete në të cilat do të ketë zgjedhje në muajt në vijim, mes të cilae edhe Maqedonia e Veriut të cilën, sipas tij, e presin zgjedhje në korrik.

Lideri i LSDM-së, i cili pas përfundimit të takimit të liderëve tek presidenti Pendarovski, tha se termini i parë për zgjedhje, pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe në bazë të Dekretit me fuqi ligjore është 21 qershori, dje në një intervistë për mkd.mk theksoi se çdo shtyrje e zgjedhjeve është në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe në dëm të ekonomisë dhe demokracisë.

“Përgjegjësi shumë më e madhe është të flasësh për shëndetin derisa ju ndihmon qytetarëve, derisa kumton fakte dhe numra të saktë edhe kur ato nuk janë të volitshme, të përmbahesh nga përhapja e të pavërtetave, të punosh në masat ekonomike që e ngrejnë konsumin dhe të mos lejosh që gjendja e jashtëzakonshme ta rrezikojë demokracinë. Prej këtu, lehtë është të bëhet dallim mes atyre të cilët vetëm i referohen shëndetit dhe atyre që ndërmarrin masa konkrete që ta mbrojnë”, potencon Zaevi.

Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili në takimin e liderëve propozoi tre termine: 23, 30 gusht dhe 13 shtator dhe më tej për zgjedhje në kuadër të asaj periudhe. Ai de në një intervistë për TV Klan theksoi se gushti dhe shtatori është periudha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve, sepse, sipas tij atëherë është më i sigurt shëndeti i qytetarëve, ndërsa në pyetjen nëse partia e tij do t’i bojkotonte zgjedhjet eventuale në qershor, tha se gjithçka është e mundur.

Deri në fund të javës pritet datë për zgjedhjet

“Ata vlerësojnë se ministri i tyre për Shëndetësi ka simpati te qytetarët dhe me këtë mendojnë se do të marrin mbështetje të madhe nga qytetarët. Por ka edhe grupe të caktuara të qytetarëve të cilët nuk do të dalin nga frika e koronavirusit, por edhe pasi janë të dëshpëruar nga ky pushtet i cili premtonte shumë, por nuk u përmbush asgjë”, ka thënë mes tjerash Mickoski, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Theksoi se shëndeti është para së gjithash dhe kjo është diçka që nuk ndryshon dhe shtoi se vendimet në partinë e tij i sjellin në bazë të mendimeve të ekspertëve.

Pothuajse 70 për qind e qytetarëve, megjithatë, do të dalin në votim në zgjedhjet parlamentare nëse autoritetet shëndetësore japin dritë jeshile për këtë. Ata nuk do të ndjehen të sigurt nëse kjo do të jetë vetëm thirrje nga politikanët. Kjo rrjedh nga hulumtimi i mendimit publik I cili ka të bëjë me zgjedhjet që e publikoi “Detektor”, ndërsa e përpunoi Instituti për hulumtim politik Shkup.

Deri në fund të javës pritet datë për zgjedhjet

Hulumtimi tregon se nëse autoritetet shëndetësore kompetente japin dritë jeshile për zgjedhje, në votim do të deklaroheshin se do të dalin 69,6 për qind e qytetarëve, ndërsa 19 për qind thonë se nuk do të paraqiten pra kutive zgjedhore.

Ndërsa numrat tregojnë se në dy ditët e fundit nuk janë regjistruar viktima nga koronavirusi në shtet, ndërsa shënohet ulje minimale e numrit të të infektuarve, i cili dje ka arritur në 21, ndërsa pardje ishte 37. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë, arrin 1.999, numri i pacientë të shëruar është 1.439, i viktimave është 133, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 447.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahet 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, javën e kaluar duke e elaboruar dekretin qeveritar i cili ka të bëjë me zgjedhjet theksoi se veprimet zgjedhore tani më kanë filluar nga ana e institucioneve, do të thotë janë ndërmarrë hapa për përgatitjen e zgjedhjeve – të njëjtat janë pauzuar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa vazhdojnë prej atje ku kanë mbetur menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ajo liderëve u tha se mund të bisedojnë për disa afate ose termine për zgjedhjet. Por ato termine duhet të jenë në kudër të Kushtetutës, me respektimin e dispozitave kushtetuese, sepse askush, as vullneti I liderëve nuk guxon të vendoset mbi Kushtetutën e shtetit tonë.

Deri në fund të javës pritet datë për zgjedhjet

“Nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, në atë rast zgjedhjet bien në mënyrë të pashmangshme 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, porositi Deskoska.

Gjendjen e tretë të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve, Pendarovski e shpalli pas seancës së Këshillit të Sigurimit më 15 maj, ndërsa si arsye për këtë e theksoi zbatimin e masave ekonomike sociale për përballje me krizën që shkaktoi epidemia e Kovid-19

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img