E enjte, 28 Mars, 2024
spot_img

Arsyen ta mbyti egoja dhe u dashunove n’mençurinë tande

- Advertisement -spot_img

Albin, s’di me t’mësua, veç dy fjalë po t’i them

Që t’adhuron populli, s’mund ta mohoj, as unë as rivalet tu, prandaj ta banë gjykatën e maskave, që i përngjau natës së shtrigave! Nga droja se jo fort lag, ke m’ua konfiskua hajnave pasuninë e jashtligjshme, e kriminelët ke me i futë n’birucë!
Por, m’lejo ta kujtoj Avdi Pashën, (që i gjason Hashim Agës pak) sunduesin e Shkodrës, i cili, tue mos pasë djalë, e nisi ankimin me dredhi, (e ngjashme me ate t’Isës ), se si shqiptarët po duen me prishë miqësinë me Stambollin, tue mos dalë nji djalë nane n’Vraninë, e me ia ndalë turrin Vulo Radoniqit, Kerk Serdarit t’Vasoviqit!
Ai s’e kishte fort për Vraninën, sa për Oso Kukën, që ishte shkamb i pa kapërcyeshëm për Pashën,
( gati si ti për Grenellin ) që ta ngujojnë n’kullë, e ta digjin malazezët!
Por, ky, para se t’nisej, ia pat thanë dy fjalë Avdi Pashës!
E sonte po t’i them edhe unë ty!
Trimi nuk ngutet, e mendja s’i rritet nga trimnia! Jo pse ka zemër çeliku, po s’don me humbë burrninë, arësyen e mençurinë!
Ti, që n’ditët e para u bane me dy zemra! E nuk të duhet vetbesim i tepruem!
Arësyen ta mbyti egoja dhe u dashunove n’mençurinë tande. E nuk t’këshilluen, se kjo asht e rrezikshme! T’çon nji rruge tepër majtiste! Fillove me komuniku veç me Albinin, me i besua veç Albinit, jo shokëve t’partisë e popullit që t’i dha votat. Shumë gabim!
Unë, s’di politikë. Për fjalime e recitime, s’ta jap dorën. As për poezi. Por si prind, s’po mundem pa t’këshillua. E s’jam gjeniu, Azem Shkreli, që i shkroi Ibrahimit: Ndalu, i tha, se Zoti s’asht shqiptar, me të ndihmua! Mbahu n’rrajën mijë vjeçare!
E s’jam Ibrahim me i thanë Gjermanisë: I besoj vetëm atij që t’ka shlirua ty! Amerikës pra!
Por ti, frikohem se ke mësy rrugëve lakore. Atyne, që po vazhdove, t’fusin n’listën e zezë, e kurrë nuk del!
Mbetësh pa popullin që t’adhuron! E nuk mundet nji popull, sa do që të don, me t’votua, nëse ti, bie ndesh me mikun, që na bani shtet!Amerika e Zoti e tjetër s’ka Albin! Merr vesh!
Çudi, si heshten ata profesorët me mjekrra t’bardha, e me syze, mu tani kur do t’duhej, me t’këshillua për gabimet e bame, e me t’ruejt nga ato t’pa bamet. Prej udhëve lakore, me t’ruejt. Mos t’përvëlohesh, mo’Zot, n’bolshevizmin e mykun, që ende mëshefet kthinave t’Ballkanit.
Asht dashtë, me t’tregua Albin, se ajo erë i mori shumë të tjerë, ma t’zotet se ty! Myku bolshevik, e dogj Nolin e “Marshit t’barabajt” priftin e Autoqefalisë, e din ti! E strehën e gjet pikërisht të ata, me t’cilët kishte ra ndesh. N’Amerikën e andrrave e sosi jetën!
Albin, asht dashtë, me folë me Grenelin, nisoj si Oso Kuka me Avdinë, me ia numërua t’zezat e Isës, Ramushit e Hashimit, jo neve, se ne i dimë. Me shkua n’Vashington, si Oso n’Vraninë, e mos me i paragjykua marrëveshjet. Mos u ban pranoik! Ti edhe ashtu s’do t’kishe mujtë me vu nënshkrim, pa e vulosë Parlamenti! Asht dasht me heqë taksen, kur i ke premtua mikut, e mos me u kallë kot si Ramushi. As mos me ia ba si Nastradini: po po sot,po po nësër!
Çfarë fuqie ke ti e çfarë ka shteti i Kosovës, që t’jeshë kaq kryefortë me Amerikën?!
I lexuem je sa t’duesh! I ditun je sa t’duesh! Por, mësohu si përbirohet pa u therë! Me qenë besnik e mos me ia dredhua mikut fjalën! I forti s’e ban ket!
Ik prej shekullit t’Nolit, e Hasan Prishtinës! O, i kam luejt n’skenë bre! I kam recitua me dekada!
Harroje ore akademikun e Revolucionit t’vonuem! Ta kam thanë në njenën prej letrave!
Asht epokë Amerikane kjo, e fuqisë botnore, pa t’cilën kombi shqiptarë s’ekziston.
Të dua, se vërtetë je ma i miri! Je shpresë e s’ardhmes! Je i popullit, e t’ka zgjedhë për zanin e vet. Por mos na e mbyll rrugën e vetme që e kemi! Amerikë i thonë asaj!
Nëse e don votën tonë, e do ta keshë, shkarkohu prej ideologjizmave që marrin ngjyrën e bolshevizmit. Ajo i takon Isës, komunistit t’Rrahmanit. Ti je koha jonë e re, amerikanizmi ynë!
Edhe Grenell do ta kuptoi (n’mos e pastë kuptua) se kush ishte fajtori i natës me maska, i darkës së shtrigave!
Isa e Hashimi i ndrrojnë ngjyrat tri herë n’ditë, për më shpëtua nga fajet që s’iu falen! Ata janë lugë xhehnemi, që s’përtojnë me qenë sa me Erdoganin, sa me Putinin, e Trampit me ia puthë duert e për ty me i thanë: Ja bolsheviku i vogël, naleti që po don me na e prishë me ty!
P.S
Z.Grenel!
Cila ishte e vërteta e njji nate me maska, që s’po funkciononte arësyeja! Pse po sakatohej populli e kryeministri i zgjedhun me voten e tij?
Që t’shpetonin nga fajet e hajnive e krimeve nji kastë e mykun politike?
Ramushi e vuni taksen dhe e duruet nji vit. S’e kërcnuet me prishje miqësishë, kurse Albinin se pritet as 50 ditë.
Si ndodhi, qe ta heq taksën, për landën e parë (me kërkesën tuej z.Grenell) e n’hije, t’i ndihmosh partitë mafioze, që t’banin komplot mbrenda nji nate, (teksa populli po vuante nga Coronavirusi shfarues), ende pa fillua me shpalosë programin qeverisës?
Albin, jam artist e ma shumë s’di me t’thanë, veç duhesh me e reformua vetën edhe partinë!
Ke do njerëz aty, që nuk të duhen. Merre fshesën sa asht heret!

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img