Ansambli DUFLLA me ide kreative (Video)

Virusi Korona që pezulloi të gjitha aktivitet kulturore e artistike në të gjithë botën, izoloi pothuajse mbarë botën. Mirëpo artist të ndryshëm në mbarë botën gjetën mënyrën e tyre duke u argetuar nëpërmjet Live Streaming-ut apo edhe nëpërmjet sfidave që organizoheshin në rrjetet sociale.

Ansambli DUFLLA në këtë periudhë të pandemisë ka aritur të realizon këngën e Dervish Shaqës – Ani moj Shqipni mos thuj marrova, në një version ndryshe.

Ideatori dhe realizuesi i projektit Ylber Idrizi njëherit edhe kryetar i ansamblit DUFLLA ndër tjerash theksoi se grupi i folklorit pranë ansamblit tonë pothuajse çdo natë realizon takime nga largësia me platformën ZOOM duke mos anashkaluar ushtrimet edhe këndimet që nganjëher caktojmë takime me gjith ansamblin për tu argëtuar me këngë popullore e folklorike që sadopak tjua heqim këtë monotoni që si pasojë e izolimit nuk mund të dalim të lirë.

Puna dhe aktivitetet nga largësia janë e vetmja mënyrë për të qëndruar aktiv andaj jemi duke punuar edhe në projekte tjera që pritet javën e ardhshme ti publikojmë deklaroi kryetari i asnamblit DUFLLA, z. Ylber Idrizi.

Albanian Quarantine Song