E mërkurë, 1 Maj, 2024
spot_img

Ali Ahmeti i drejtohet popullit / 28 janari ditë historike, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar (VIDEO)

- Advertisement -spot_img

Në prag të formimit të qeverisë teknike, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përçoi porosi deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë se me zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar Talat Xhaferin, po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalohen të gjitha paragjykimet. Bën thirrje që të gjitha përgjegjësitë e vendit t’i prijnë të gjithë bashkë krah për krahu.


“Nesër është ditë historike, nesër më 28 janar të motit 2024, zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkërisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.


Ahmeti bën thirrje deri te të gjithë qytetarët që t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit dhe të bashkohen rreth gjërave që na afrojnë, sepse siç thotë, çfarë do të bëjmë nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pas nesh. Pyet nëse do t’u lënë pasardhësve një Maqedoni Europiane apo pro ruse!


“Çfarë do të bëjmë ne nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pas nesh. A duam t’ju lëmë mbesave dhe nipërve tanë një Maqedoni Europiane a po një Maqedoni proruse, një vend demokratik, apo diktatorial, paqë a po konflikt, përparim a po vend numëro? Pikërisht për këtë, duhet të bëhemi bashkë! Këto procese janë më të mëdha se secili prej nesh, por është në duart tona që të ndërtojmë ura dhe ta shtrojmë rrugën për realizimin e ëndrrave”, shtoi Ahmeti.
Kryeministri i parë shqiptarë, Ahmeti thotë se është një premtim dhe ëndërr e realizuar. Jo vetëm që besoj, por edhe do bëhet, pati thënë Ahmeti katër vite më parë kur u pyet nëse me të vërtetë mund të arrihet funksioni kryeministër i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. /tv21

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img