E diel, 13 Tetor, 2024
spot_img

Afër 9.000 pensionist ende pa pension

- Advertisement -spot_img

Afër 9,000 pensionistë, ish-klientë të Eurostandard Bank, nuk kanë marrë ende pensionin e tyre të gushtit. Fondi i Sigurimeve Pensionale njofton një pagesë të jashtëzakonshme të hënën, por vetëm për ata që do të arrijnë të hapin një llogari të re transaksioni në një bankë tjetër deri atëherë. Përndryshe shansin e ardhshëm për të marrë pension do ta kenë në fund të këtij muaji, më 25 shtator.

Pagesa e të ardhurave nga pensioni për muajin gusht është bërë ndaj 35,487 përfituesve të pensioneve, që kishin një llogari transaksioni në Eurostadard Bank. Me shkëmbimin e fundit të të dhënave për llogaritë e transaksioneve me bankat kanë mbetur 8,861 pensionistë – thonë nga Fondi i Sigurimeve Pensionale.

Rënia e Bankës Eurostandard bllokoi pensionet e 50,000 pensionistëve të cilët, në një garë me kohën, u përpoqën të hapnin llogari me një bankë tjetër, që ata të vazhdojnë të marrin para. Edhe postierët gjithashtu ndaluan dërgesën e pensionit nëpër shtëpi, sepse pikërisht banka e fal*imentuar e kryente qarkullimin pagesor në Postën e Maqedonisë. Posta duhet të nënshkruajë një kontratë me një bankë tjetër. Sot skadoi afati për bankat, që të përgjigjen nëse janë të interesuara për bashkëpunim. Nga Posta për Alsat thonë se 8 banka janë interesuar për këtë. Këshilli drejtues ende nuk ka filluar negociatat me secilën prej tyre.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img