E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_img

Daut Haradinaj: Unë nuk zgërdhihem para Bërnabiqit

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka replikuar ashpër kryeministrtit, Albin Kurtit i cili i tha se u ka mbetur merak ta hiqnin taksën, ashtu siç sipas Kurtit kishin vepruar me Demarkacionin.

Haradinaj duke u thirrur në një shkrim në Twitter të Kurtit pas telefonatës me kancelaren gjermane, Angela Merket, tha se shprehimisht Kurti e ka hequr taksën.

Në këtë replikoi, kryeministri Albin Kurti i cili i tha Haradinajt se u ka mbetur merak që për karrigen e kryeministrit ta heqin edhe taksën, ashtu siç kishin bërë me Demarkacionin.

Por, reagimi i Haradinajt ishte më i ashpër, duke i kërkuar kryeministrit të mos e fyente.

“Me të vërtetë e kuptoj tensionin se nuk e kanë ndjenjën e lehtë. Për patriotizëm personal shkollë ju mbaj të gjithëve, secilit një nga një. Nuk kam nevojë me kallxu patriotizëm”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se vendit mundet t’i jap edhe shumë më shumë se i ka dhënë deri tani, përderisa ka kërkuar nga Kurti që të mos e fyej në baza personale.

“Edhe Thaçi edhe Kurti le ta dinë, se send nuk i kam dhanë këtij vendi çka mundem me i dhanë. Zoti Kryeministër mos më fyej, se jam më i zoti se ti 100 herë, se unë nuk i zgërdhihem para Bërnabiqit”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se ai do ta mbroj sovranitetin e Kosovës me çdo kusht në çfarëdo situate.

“Çdo veprim që e bën dikush për mbrojtjen e Kosovës, m’ka te kambët. Jam 100% me Albin Kurtin për mbrojtjen e sovranitetit të këtij vendi”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img