Ballina Lajme Valverde largohet nga Real Madridi vetëm nëse paguhet klauzola prej 500 milionë...

Valverde largohet nga Real Madridi vetëm nëse paguhet klauzola prej 500 milionë eurosh.

Real Madridi ua ka bërë të qartë klubeve të interesuara se mesfushori Federico Valverde është i paprekshëm dhe mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e plotë për largimin e tij.

Para disa ditësh mediat e huaja raportuan se mesfushori uruguaian mund të largohet nga Reali në verë për të bërë vend për transferimet e mëdha që pritet të bëhen.

Ky lajm bëri që Valverde të lidhet me një transferim me klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedi dhe Arsenali.

Djajtë e Kuq ishin më të interesuar pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer synon të përforcojë mesfushën ende pas ardhjes së Bruno Fernandesit.

Megjithatë, transferimi i uruguaianit në Ligën Premier nuk pritet të ndodh, pasi Los Blancos i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre të mëdha.

Sipas mediumit Daily Mirror, Djajve të Kuq u është thënë se Mbretërit do të marrin në konsideratë vetëm ofertat që plotësojnë klauzolën e largimit të 21-vjeçarit e cila peshon plot 500 milonë euro.

Valverde nuk ka gjasa të jetë e interesuar për një largim nga Santiago Bernabeu, pasi vendosi veten si lojtar kryesor për skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon.

Exit mobile version