Ballina Lajme Maqedoni Strugë, sërish digjen kallamet

Strugë, sërish digjen kallamet

Një pjesë e madhe me kallam është djegur sot në dalje të Strugës në drejtim të fshatit Kalishtë. Sipas dëshmitarëve është djegur një sipërfaqe prej rreth një kilometri. Pas shuarjes së zjarrit në këtë pjesë, më vonë ka pasur zjarre edhe në vetë liqenin e Ohrit.

Sipas kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, bëhet fjalë për pronë private. Sipas tij kallami është djegur për ta shfrytëzuar tokën, dhe për të ndërtuar.

“Për herë të fundit ne kemi paraqitur në prill të vitit 2018, ku në të njëjtën mënyrë dhe në periudhën e njëjtë shkatërrohen kallamet , ku pas djegies filluan ndërtime të reja”, tha Marjan Gllavinçeski, nga Skuadra skaute Kërste Jon Struga.

Exit mobile version