Ballina Lajme Kosovë Sigurohen 27,500 kg miell për të gjitha familjet në asistencë sociale në...

Sigurohen 27,500 kg miell për të gjitha familjet në asistencë sociale në Drenas.

Donatorë vullnetmirë, biznese e asambleistë, kanë siguruar 27,500 kg miell, përkatësisht 25 kg miell për të gjitha familjet që janë me asistencë sociale të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Drenasit.

“Donatorët të cilët kanë siguruar 25 kg miell për të gjitha familjet e asistencës sociale janë;

“Fer Petrol” me 5000 kg, “Fatosi” SH.P.K me 5000kg, “Keramika” me 5000kg, “Reaal” SH.P.K me 5000kg, “Fontana Bar” me 5000kg dhe Qendrim Mulaj me 2500 kg.

Shpërndarja e miellit për familjet me asistencë sociale do të filloj nesër (08.04.2020) duke filluar nga ora 10:00, fillimisht në shkollën e fshatit Tërstenik për familjet e fshatrave sipas listës së bashkëngjitur këtij njoftimi, pastaj do të vazhdohet në vendbanimet tjera”, thuhet në njoftimin për media.

Shpërndarja e miellit do të jetë nën mbikëqyrjen e Komisionit Komunal ne bashkëpunim me administratorët e vendbanimeve dhe Komision Komunal do t’i kontaktoj administratorët për orën e ndarjes së miellit për familjet në asistencë sociale.

Exit mobile version