Ballina Lajme Shqipëri Shqipëria kujton Ditën e Holokaustit

Shqipëria kujton Ditën e Holokaustit

Dita ndërkombëtare e Holokaustit këtë vit merr një rëndësi më të madhe, pasi ndërhyrja në Gaza ka rritur frymën e antisemitizmit, siç përkufizohet “urrejtje për hebrenjtë”.

Ministri i Punëve të Jashtme në një takim përkujtimor për këtë ditë e shikon si thelbësore të jepen mesazhe të qarta që nuk mund të ketë asnjë justifikim për antisemitizmin.

“Duhet të bëjmë shumë për të edukuar shoqëritë tona kundër çdo lloj urrejtje e diskriminimi racor, fetar, etnik apo çfarëdo qoftë. Asgjë nuk mund të justifikojë asnjë lloj racizmi dhe dhune me bazë etnike dhe fetare.”

Në aktivitetin e organizuar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme u sollën dëshmi të familjeve hebre të ndihmuara nga shqiptarët në kohën e luftës.

Kjo e bëri Shqipërinë të vetmin vend në botë që hebrenjtë pas luftës të ishin më të shumtë në numër se kur u strehuan në vendin tonë për t’i shpëtuar burgosjes dhe ekzekutimit. Një solidaritet me këtë mikpritje që bëri bashkë jo vetëm popullin, por sipas dokumentave arkivore dhe kundërshtarët politikë të kohës.

Exit mobile version