Ballina Lajme Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka përditësuar pak minuta më parë të dhënat për të prekurit me koronavirus në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit ka pasur 5 të infektuar të rinj duke e çuar totalin në 64.

Tirana ka numrin më të madh të të prekurve.

9 prej të prekurve janë mjekë.

Deri tani koronavirusi ka marrë 2 jetë njerëzish në Shqipëri, një 73-vjeçare nga Durrësi dhe një 66-vjeçar nga Lushnja.

Exit mobile version