Ballina Lajme Shqipëri Shërohen dy mjekë të prekur nga Coronavirusi në Tiranë.

Shërohen dy mjekë të prekur nga Coronavirusi në Tiranë.

Shërohen pas infektimit nga Coronavirusi dy mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Një lajm të tillë e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Facebook.

Kështu, shkon në 8 personelit mjekësor që është shëruar tashmë nga ky virus në Tiranë dhe Durrës.

“COVID-19 Edhe 2 mjekë të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version