Ballina Lajme Riola Xhemaili futbollistja e suksesshme

Riola Xhemaili futbollistja e suksesshme

Riola Xhemaili, 17-vjeçare, është njëra prej talenteve më të mëdha të futbollit në Zvicër.

Riola është me prejardhje nga Gjilani e cila shkollën dhe karierën e saj si futbolliste e ka nisur në Zvicër.

Ajo ka luajtur edicionin e parë me Baselin në Superligën e Zvicrës. Edicioni është ndërprerë për shkak të koronavirusit.

Kurse tashmë, futbollistja edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e skuadrës në edicionin 2020/2021, shkruan Gurra.mk

Kujtojmë që Riola ka debutuar te Zvicra U-19 me fitoren 7:0 ndaj Letonisë. Në tetor të vitit të kaluar ajo shënoi “hat-trick” në debutim. Madje tre golat i realizoi brenda tre minutave.

Exit mobile version