Ballina Lajme Maqedoni Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Ramiz Merkos për “Audi A6”

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Ramiz Merkos për “Audi A6”

Prokuroria Publike Themelore ka parashtruar aktakuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko për furnizimin e veturës luksoze “Audi A6”. Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Publike në brifingun me gazetarët, transmeton TV21.

Kryetari jo gjatë kohë është futur edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq para katër vjetësh Prokuroria filloi hetimin për furnizimin e katër veturave luksoze zyrtare, mes tyre edhe “Audi A6”.

Vlera e përgjithshme e veturave të blera ishte 114 mijë euro, kurse vetëm “Audi A6” ka pasur vlerën prej 66 mijë eurosh.

Exit mobile version