Ballina Lajme Pas disfatës nga Bajerni, Borusia largon trajnerin?

Pas disfatës nga Bajerni, Borusia largon trajnerin?

Borusia Dortmund pësoi disfatë 0-1 në terrenin vendas kundër Bajern Munihut, me çka i hapi rrugë skuadrës mysafire drejt mbrojtjes së titullit në Bundesliga, pasi që bavarezët kanë 7 pikë epërsi në 6 javë deri në fund të sezonit. Mediat në Gjermani paralajmëruan se skuadra nga Dortmundi, pas disfatës ka filluar seriozisht të mendojë për ndrrimin në postin e trajnerit, aty ku qëndron Lusien Favrë nga viti 2018.

Sipas të përditshmes “Bild” stoli i trajnerit te Borusia Dortmundit do ti ofrohet Niko Kovaçit , ish trajnerit të Bajernit dhe Aintraht Frankfurtit. Lajmin e konfirmoi edhe Lotar Mateus, i cili aktualisht është i angazhuar te “Sky Sporti” në Gjermani.

Exit mobile version