Ballina Lajme Maqedoni Një punëtor ka vdekur pasi është lënduar në një fabrikë në Shkup.

Një punëtor ka vdekur pasi është lënduar në një fabrikë në Shkup.

Polica informon se ka vdekur punëtori me iniciale B.S (51) nga një fshat i Tetovës, i cili është lënduar gjatë punës në një fabrikë në Shkup.

Nga SPB Shkup dje në orën nëntë nga spitali “Axhibadem Sistina” është paraqitur se te ata është dërguar një punëtor i lënduar nga një fabrikë e Shkupit. Pas daljes së policisë në vendin e ngjarjes nëpunësit policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për B.S (51) nga një fshat i Tetovës, i cili është lënduar gjatë punë. Nga ana e mjekëve është konstatuar vdekje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë njoftuar edhe inspektorë kompetent, ndërsa ekspertizë është kryer prej një ekipi nga SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

Exit mobile version